Bota

Samiti i BE-së, Vuçiç: Do të flas me anëtarët e ‘Open Balkan’ për të vendosur pjesëmarrjen

Aleksandër Vuçiç tha se do të konsultohet me liderët e Open Balkan dhe qeverinë serbe për këtë çështje.

20 Qershor 2022, 23:46 Nga k.m.
Samiti i BE-së, Vuçiç: Do të flas me anëtarët
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Të enjten më 23 qershor në Bruksel pritet të mbahet Samiti BE – Ballkani Perëndimor. Por presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë. Vuçiç tha se do të konsultohet me liderët e Open Balkan dhe qeverinë serbe për këtë çështje.

“Dua të konsultohem me qeverinë, por edhe me njerëzit e Ballkanit të Hapur, që të marr vendim nëse do të shkojmë në Bruksel dhe çfarë qëndrimi do të mbajmë,”- tha ai.

Sipas medias serbe, duke folur për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik në Bruksel, ai tha se shpreson të paktën në një marrëveshje, por se është i interesuar edhe se çfarë do të ndodhë të enjten, më 23 qershor në Samitin e Brukselit. Ndërsa i pyetur nga gazetarët se çfarë pret nga dialogu i nesërm në Bruksel, Vuçiç është përgjigjur se pret që të jetë në rregull, përveç nëse, thotë ai, pala tjetër “shpik diçka sërish”.

“Shpresoj se mund të arrijmë një marrëveshje, sepse kjo do të ishte marrëveshja e parë për disa gjëra elementare, të cilat do të ishin të rëndësishme,”-e mbylli ai prononcimin e tij. 

 

aleksandër vuçiç samiti be – ballkani perëndimor

Sondazh

Poll