Art&Argëtim

Konfirmohet edhe një tjetër këngëtar që do të performojë në “Sunny Hill”, Dua Lipa fton ishin

Më i fundit që është konfirmuar, është reperi Ledri Vula, i cili do të performojë përgjatë katër netëve të festivalit.

20 Qershor 2022, 19:42 Nga k.m.
Konfirmohet edhe një tjetër këngëtar që do të
Foto ilustruese

PRISHTINË- Pas vendimit për ta rikthyer sërish Festivalin Sunny Hill në Kosovë, tashmë kanë filluar të publikohen dhe emrat e këngëtarëve që do të përformojnë në këtë festival. Përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe dy emra shumë të mëdhenj botëror, që ende nuk janë zbuluar, mësohet se do të ketë edhe këngëtarë shqiptarë.

Më i fundit që është konfirmuar, është reperi Ledri Vula, i cili do të performojë përgjatë katër netëve të festivalit.

Konfirmohet edhe një tjetër këngëtar që do të

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” në Facebook. Vula dhe Dua Lipa më herët kanë qenë në një marrëdhënie së bashku, por duket se ende kanë mbetur miq të mirë, ndaj dhe ftesa për reperin nuk ka munguar.

Festivali Sunny Hill do të mbahet më 4, 5,6 dhe 7 gusht në Prishtinë dhe në 26, 27,28 gusht në Tiranë.

ledri vula sunny hill

Sondazh

Poll