Art&Argëtim

"Puna e komedisë është të ofendojë", Mr.Bean flet mbi humorin dhe kulturën e anullimit

Aktori, i njohur për rolet e tij si Mr Bean, Blackadder dhe Johnny English, kritikoi kulturën e anulimit dhe tha "ju duhet të lejoheni të bëni shaka për absolutisht çdo gjë".

20 Qershor 2022, 17:44 Nga d.a.
"Puna e komedisë është të ofendojë", Mr.Bean
Rowan Atkinson

BRITANI- Legjenda e komedisë Rowan Atkinson ka mbrojtur humorin dhe batutën, duke thënë se "puna e komedisë është të ofendojë".

Aktori, i njohur për rolet e tij si Mr Bean, Blackadder dhe Johnny English, kritikoi kulturën e anulimit dhe tha "ju duhet të lejoheni të bëni shaka për absolutisht çdo gjë".

"Më duket se puna e komedisë është të ofendojë, ose të ketë potencialin për të ofenduar dhe nuk mund të shkarkohet nga ky potencial. Në një shoqëri të lirë, duhet të lejoheni të bëni shaka për absolutisht çdo gjë.”-tha ai.

Duke folur për GQ për artin e interpretimit, Atkinson e përshkroi tragjedinë dhe komedinë si shoqërues jashtëzakonisht të afërt dhe se nuk mund të kesh njërën pa tjetrën.

Nuk është hera e parë që Rowan Atkinson flet për kulturën e anulimit, pasi më parë ka nënshkruar një letër ku shpreh kundërshtimin ndaj projektligjit të qeverisë skoceze për krimin e urrejtjes.

Ai gjithashtu mbrojti Boris Johnson për komentet e diskutueshme që ai bëri për gratë që mbanin burka. Në artikull, kryeministri tha se ndihej "plotësisht i drejtë" të presë që gratë të heqin mbulesën e fytyrës kur flasin me të në sallën e deputetëve.

Në kulmin e grindjes, Johnson fitoi mbështetjen e Rowan Atkinson, i cili tha se kryeministri kishte bërë një shaka shumë të mirë dhe këmbënguli se ishte e kotë të kërkohej falje për shakanë për fenë, pasi ajo gjithmonë shkakton ofendim.

rowan atkinson

Sondazh

Poll