Aktualitet

Nafta kapi majat! Konfidustria kërkon ndryshimin e përbërjes së Bordit: Përjashtoni përfaqësuesit e karburanteve

20 Qershor 2022, 09:07 Nga F.M
Nafta kapi majat! Konfidustria kërkon ndryshimin e përbërjes
Foto Ilustruese

TIRANË- Konfindustria kërkon që qeveria shqiptare të heqë nga Bordi i Transparencës përfaqësuesit e operatorëve të karburanteve. Në një deklaratë për mediat, Konfindustria shkruan se është një domosdoshmëri krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional, i përhershëm dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë sipas shëmbujt të ngjashëm të Maqedonisë së Veriut. Sipas Konfindustrisë përbërja e deritashme të Bordit, burimet e njëanshme të të dhënave dhe mungesa e antarëve të pavarur dhe profesionistë, krijojnë hapsira të mëdha për interpretim të pasaktë, subjektivizëm dhe korrupsion.

Njoftimi i plotë:

Konfindustria kërkon, që qeveria të ndryshojë përbërjen e Bordit të Trasparencës, duke përjashtuar përfaqësuesit e operatorëve të karburanteve si antarë me të drejtë vote në vendimarrje. Është e papranueshme dhe tërësisht e paarsyeshme, që vendimarrjet të përcaktohen pikërisht edhe nga subjektet, që duhet të jenë objekt vëzhgimi për spekulime të mundshme në treg dhe për të cilët përligjet qëllimi i krijimit të vetë Bordit të Trasparencës. Konfindustria vlerëson, se është domosdoshmëri krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional, i përhershëm dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë sipas shëmbujt të ngjashëm të Maqedonisë së Veriut. 

Konfindustria vlerëson, se përbërja e deritashme, burimet e njëanshme të të dhënave dhe mungesa e antarëve të pavarur dhe profesionistë, krijojnë hapsira të mëdha për interpretim të pasaktë, subjektivizëm dhe korrupsion të tipit “state capture/kapje e shtetit” në vendimarrjet e Bordit të Trasparencës. Roli i deritashëm i tij ka qenë vetëm veprimi si “mburojë shtetërore” ndaj spekullimeve antitreg të operatorëve në dëm të interesit publik, biznesit dhe qytetarëve.

Konfindustria vlerëson, se përfituesit e vetëm të mënyrës së deritashme të punës së Bordit të Trasparencës janë :-rritja e sforcuar e të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, që për periudhën 5 mujore ka rritur të ardhurat me afër 350 milion euro më shumë nga plani si dhe - kompanitë e karburanteve. Dyshime të arsyeshme ka edhe për fshehje fiskale dhe kontrabandë në vlerë qindra milionë euro/vit në tregun e karburanteve.Të dy palët e mësipërme në mënyrë absurde dhe përtej cdo modeli të janë palët përbërëse të Bordit të Trasparencës.    

Konfindustria shpreh shqetësimin e saj për rritjen në nivel të ri rekord të cmimit të karburantit në mbi 2.2 euro/litër me vendim të Bordit të Trasparencës nga më të lartët në Europë. Cmimet e reja thellojnë edhe më shumë diferencën me vendet e Rajonit, me pasoja shkatërruese për ekonominë kombëtare, biznesin dhe qytetarët. 

Konfindustria kërkon edhe njëherë ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për lehtësimin e ngarkesës fiskale me qëllim uljen e cmimit të karburanteve.

Aktualisht, nafta ka arritur në 261 lekë/litër, benzina në 236 lekë/litër dhe gazi në 86 lekë/litër. Të shtunën, çmimi i naftës pësoi një ulje me 4 lekë, pasi shitej me 265 lekë për litër.

konfindustria cmimi i naftes ne shqiperi

Sondazh

Poll