Aktualitet

Harta e re Gjyqësore, vijon bojkoti i avokatëve, Lezha e Laçi paralajmërojnë protesta

Dhoma Kombëtare e Avokatisë njoftoi të premten se nëse Këshilli i Ministrave nuk do të marrë parasysh propozimet e tyre për hartën e re gjyqësore, do të ketë përshkallëzim të situatës dhe bojkot pa afat të proceseve gjyqësore.

20 Qershor 2022, 08:38 Nga F.M
Harta e re Gjyqësore, vijon bojkoti i avokatëve, Lezha e Laçi
Avokatët

TIRANË- Vijon bojkoti i Dhomës së Avokatisë! Këtë javë, ndryshe nga ajo e kaluara, avokatët do të bojkotojnë edhe seancat ku do të caktohen masat e sigurisë, për të kundërshtuar riorganizimin e sistemit gjyqësor në vend dhe hartën e re. Dhoma Kombëtare e Avokatisë njoftoi të premten se nëse Këshilli i Ministrave nuk do të marrë parasysh propozimet e tyre për hartën e re gjyqësore, do të ketë përshkallëzim të situatës dhe bojkot pa afat të proceseve gjyqësore. Në Laç e Lezhë është lajmëruar se do të ketë protesta.

Reagimet e Dhomës se Avokatisë kanë ardhur pas Hartës së Re Gjyqësore që sjell shkrirjen e institucioneve të drejtësisë. Konkretisht, 18 gjykata që kanë një numër shumë të vogël prokurorësh dhe gjyqtarësh janë shkurtuar. Përveç gjykatave të shkallës së parë në zona me numër të ulët popullsie, Ministria e Drejtësisë propozoi edhe shkurtimin e pesë gjykatave të apelit, duke lënë vetëm një të tillë në Tiranë.

Gjykata administrative janë lënë dy: një në Tiranë (që përfshin Veriun) dhe një tjetër në Lushnjë (që përfshin Jugun), ndërsa Apeli Administrativ është vetëm një në Tiranë. Më hartën e re në total vendi ynë do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, dy administrative dhe një apeli. Kjo gjë sipas Minsitrisë së Drejtësisë sjell një sistem më cilësor dhe ul korrupsionin. Por nga ana tjetër, rrit distancën mes qytetarëve e gjykatave si dhe vështirëson punën e avokatëve.

harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll