Aktualitet

Shqipëria goditet nga i nxehti afrikan! Pritet javë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 39°C

Moti për të gjitha ditët e kësaj jave parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kryesisht në relievet malore në lindje dhe jug.

20 Qershor 2022, 08:08 Nga F.M
Shqipëria goditet nga i nxehti afrikan! Pritet javë
Foto Ilustruese

TIRANË- Kjo javë parashikohet të jetë përvëluese! Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se për javën që sapo ka nisur vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Në fund të javës që presim përpara parashikohet që vendi ynë të preket nga vala e të nxehtit afrikan dhe temperatura shumë të larta. Moti për të gjitha ditët e kësaj jave parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kryesisht në relievet malore në lindje dhe jug. Këto vranësira në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara por në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. Termometri pritet të shënojë 39 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

Përshëndetje nga SHMU! Edhe për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Por në ndryshim me ditët që kemi kaluar deri më tani; në fund të javës që presim përpara parashikohet që vendi ynë të preket nga vala e të nxehtit afrikan dhe temperatura shumë të larta.  Në këtë mënyrë (ashtu sic u kuptua edhe më lart) moti për të gjitha ditët e kësaj jave parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kryesisht në relievet malore në lindje dhe jug. Këto vranësira në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara por në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut por e lehtë dhe përgjatë bregdetit e zonat luginore deri mesatare.

moti ne shqiperi

Sondazh

Poll