Aktualitet

Javë përvëluese! Sinoptikanët parashikojnë temperatura mbi 37 gradë Celsius në Shqipëri

Pas të mërkurës, pritet që temperaturat të shkojnë mbi 37 gradë Celsius.

19 Qershor 2022, 22:53 Nga F.M
Javë përvëluese! Sinoptikanët parashikojnë temperatura
Foto Ilustruese

TIRANË- Përgatituni për një javë të nxehtë e temperature përvëluese. Sinoptikani Hakil Osmani ka paralajmëruar se Shqipëria do të goditet nga një valë e pazakontë e të nxehtit. Gjithçka pritet të ndodhë pas të mërkurës. Sipas Osmanit, deri të martën mbeten temperaturat rreth vlerës 32 apo 33 gradë celsius në orët e mesditës në zona të ulëta.

Ndërsa sa i përket vlerave minimale, Osmani tha për ABCNews se do të jenë jo më shumë se 11 gradë në zonat malore në orët e para të mëngjesit. Pas të mërkurës, pritet që temperaturat të shkojnë mbi 37 gradë Celsius.

“Sot deri të martën mbeten temperaturat rreth vlerës 32 apo 33 gradë celsius në orët e mesditës në zona të ulëta ndërsa sa i përket vlerave minimale do të jenë jo më shumë se 11 gradë në zonat malore në orët e para të mëngjesit. Pas ditës së mërkurë kemi ndryshim sa i përket tablosë termike duke bërë që të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Maksimumet në qytetet e zonës së ulët pritet të ngjiten edhe në 37 gradë. Ditët e fundit të qershorit pritet të sjellin temperatura shumë të larta deri në 8 apo në 9 gradë më të larta duke bërë që të jenë shumë të nxehta ditët e fundit të qershorit. Pas të mërkurës vendi do përfshihet në temperatura shumë të larta. Nuk është normale rritja e temperaturave pasi duhet të luhateshin nga 28 deri në 29 gradë. Kjo vjen si pasojë e afrimit të një vale të nxehti i cili po godet vendin tonë dhe do sjellë temperatura ekstremisht të larta në vendin tonë. Temperatura jo normale gjatë kësaj jave që vjen,”- tha Osmani.

moti i nxehte ne shqiperi hakil osmani

Sondazh

Poll