Aktualitet

Sëmuret pasagjeri shqiptar, avioni ndërpret fluturimin e kthehet në Basel

Në vend që të ulej në kryeqytetin e Kosovës pas një orë e gjysmë, siç ishte planifikuar, avioni bëri një kthesë pranë Luzernit në Wilisau/Sursee dhe u kthye në Basel.

19 Qershor 2022, 21:42 Nga F.M
Sëmuret pasagjeri shqiptar, avioni ndërpret fluturimin e kthehet
Aeroporti, Basel

ZVICËR- Një avion ka ndërprerë fluturimin e është kthyer në pikën e nisjes pasi një shqiptar nga Kosova është ndjerë keq gjatë udhëtimit. 20minuten shkruan se “Boeing 737-800” i kompanisë “Enter Air” është ngritur në fluturim në orën 12:00 të ditës së sotme dhe u nis drejt Prishtinës.

Por, në vend që të ulej në kryeqytetin e Kosovës pas një orë e gjysmë, siç ishte planifikuar, avioni bëri një kthesë pranë Luzernit në Wilisau/Sursee dhe u kthye në Basel.

Arsyeja ishte urgjenca mjekësore e një pasagjeri, shqiptar nga Kosova, që e detyroi pilotin të kthehej prapa.

“Kthimi u bë sepse një prej pasagjerëve papritmas pati probleme shëndetësore që nuk i lejuan të vazhdonin fluturimin e tyre”, thanë nga departamenti i komunikimeve të aeroportit.

basel-prishtine shqiptaret ne zvicer

Sondazh

Poll