Bota

VIDEO/ Digjet salloni i VIP-ave në Prishtinë, pronari: I pashë nga kamerat kur hodhën shishet me benzinë

Sipas Bajramit, disa persona zbresin nga makina dhe lyejnë me benzinë sallonin e i vënë flakën.

19 Qershor 2022, 20:27 Nga F.M
VIDEO/ Digjet salloni i VIP-ave në Prishtinë, pronari: I pashë
Digjet Rizza Salon

KOSOVË- Rizza Salon, një prej parukerive më në zë në Kosovë që frekuentohet nga shumë personazhë publikë është përfshirë nga flakët. Lajmin e ka bërë me dije vetë pronari i sallonit, Rizah Bajramin, i cili tha se zjarri është vënë qëllimisht.

Ai tregoi se rastin e ka denoncuar në polici, pasi në kamerat e sigurisë ka parë një makinë që kalon në rrugën “Xhavit Hoxha”, në Prishtinë e ndalon para sallonit të tij. Më pas, sipas Bajramit, disa persona zbresin nga makina dhe lyejnë me benzinë sallonin e i vënë flakën.

”Në pamjet e kamerave shihet një veturë e cila kalon dhe i hedh disa shisha të birrave me benzinë brenda dhe me letër, nuk kemi pasur probleme me kërkond dhe nuk dyshojmë te ndonjë person i caktuar, s’i kemi bërë asgjë askujt, e as dikush neve, rastin e kam lajmëruar dhe në polici. Masat janë ndërmarr menjëherë , por ka dëme siç është klima, reklama e lokalit dhe disa gjëra tjera jashtë lokalit,”- thotë Bajrami.

 

rizza salon digjet rizza salon

Sondazh

Poll