Aktualitet

Gjendet i vdekur 43-vjeçari në Tiranë, jetonte i vetëm

Shkaqet e vdekjes së personit në fjalë nuk dihen ende. 

19 Qershor 2022, 19:31 Nga F.M

Gjendet i vdekur 43-vjeçari në Tiranë, jetonte i vetëm

TIRANË- Një person i identifikuar si Ardit Sena, 43 vjeç është gjetur i vdekur nga familjarët e tij brenda shtëpisë ku jetonte. Ngjarjea e rëndë është zbuluar këtë pasdite në zonën e Ali Demit në Tiranë. Me mbërritjen e familjarëve është bërë e mundur dhe nxjerrja e trupit. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia. Shkaqet e vdekjes së personit në fjalë nuk dihen ende. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.06.2022, në rrugën "Sali Nivica", në banesë, është gjetur nga të afërmit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

policia e tiranes ardit sena

Sondazh

Poll