Bota

Presidenti Macron humb maxhorancën absolute në Parlament

Aleanca e ekstremit të majtë Jean-Luc Mélenchon, e quajtur Nupes, do të fitojë 150 deri në 180 vende, ndërsa ajo e ekstremit të djathtë e Marine Le Pen do të marrë 80 apo 100 vende.

19 Qershor 2022, 20:08 Nga F.M
Presidenti Macron humb maxhorancën absolute në Parlament
Emmanuel Macron

FRANCË- Më pak se dy muaj pasi u rizgjodh president, Emmanuel Macron është në rrugën e humbjes së kontrollit të Asamblesë Kombëtare Franceze pas një performance të fortë nga partitë rivale. Macron kishte më shumë se 300 vende në parlament dhe mundi bindshëm Le Pen në zgjedhjet presidenciale në prill. 

Për të ruajtur shumicën e tij të plotë, atij i duheshin 289 vende, por parashikimi i së dielës me rreth 210 deri në 250 vende është më i keq se sa prisnin anketuesit. Aleanca e ekstremit të majtë Jean-Luc Mélenchon, e quajtur Nupes, do të fitojë 150 deri në 180 vende, ndërsa ajo e ekstremit të djathtë e Marine Le Pen do të marrë 80 apo 100 vende.

emmanule macron zgjedhjet legjislative ne france

Sondazh

Poll