Bota

Qytetari alarmon policinë: Më kanë mbjellë kanabis në arën me misër

Efektivët kanë shkuar dhe kanë gjetur bimë kanabisi mes misrit.

19 Qershor 2022, 18:27 Nga F.M
Qytetari alarmon policinë: Më kanë mbjellë kanabis në
Policia e Kosovës

KOSOVË- Një qytetar është surprizuar kur në arën që kishte mbjellë me misër, ka gjetur bimë kanabisi. Mediat e Kosovës shkruajnë se qytetari nga Graçanica ka marrë vetë në telefon Policinë dhe ka kërkuar që të shkojnë për kontroll në arën e tij. Efektivët kanë shkuar dhe kanë gjetur bimë kanabisi mes misrit. Nuk dihet ende se kush i kishte mbjellë bimët e lëndës narkotike në arën e qytetarit në fjalë.

Njoftimi i policisë: Një mashkull kosovar ka raportuar se në pronën e tij prej 4 hektarësh e mbjellura me misër ka vërejtur disa bimë që dyshohet të jenë narkotikë. Njësit relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për substancë të dyshuar të llojit kanabis. Rasti në procedurë.

policia e kosoves

Sondazh

Poll