Bota

E rëndë në Itali, burri vret gruan e veten me thikë, fqinjët i gjejnë të mbuluar në gjak

Sipas dëshmive të fqinjëve, Matteo Verdesca dhe Donatella Miccoli janë zënë e ulërimat e tyre janë dëgjuar në të gjithë lagjen.

19 Qershor 2022, 16:54 Nga F.M
E rëndë në Itali, burri vret gruan e veten me thikë,
Donatella Miccoli dhe Matteo Verdesca

ITALI- Një burrë ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka qëlluar edhe veten për vdekje. Medita italiane shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas orës 02:00 të mëngjesit në zonën e Novolit në Lecce.

Çifti ishin kthyer pas një feste në shtëpi dhe kanë nisur të konfliktohen për arsye që do të mbeten mister duke qenë se asnjëri prej tyre nuk jeton më. Sipas dëshmive të fqinjëve, Matteo Verdesca dhe Donatella Miccoli janë zënë e ulërimat e tyre janë dëgjuar në të gjithë lagjen.

Në momentin që në shtëpinë e çiftit ka rënë qetëia, fqinjët janë afruar të alarmuar dhe kanë parë të gjithë vendin e mbuluar me gjak. Më pas ata kanë lajmëruar autoritetet që kanë ardhur dhe kanë gjetur çiftin e pajetë. Verdesca kishte qëlluar të shoqen me thikë dhe më pas kishte vrarë veten me të njëjtin mjet prerës.

 

burri vret gruan ne itali matteo verdesca donatella miccoli

Sondazh

Poll