Bota

U rrëzua nga biçikleta, Biden kërcen për të provuar se nuk është lënduar pas aksidentit

Biden u rrëzua nga biçikleta ditën e djeshme në mëngjes pasi ndaloi për të folur me një grup gazetarësh, ndërsa ishte në një xhiro me biçikletë me Zonjën e Parë, Jill Biden.

19 Qershor 2022, 14:01 Nga A.B
U rrëzua nga biçikleta,  Biden kërcen për të provuar
Joe Biden

SHBA- Presidenti Biden kërceu si për të treguar se nuk është lënduar nga aksidenti me biçikletë. Biden u rrëzua nga biçikleta ditën e djeshme në mëngjes pasi ndaloi për të folur me një grup gazetarësh, ndërsa ishte në një xhiro me biçikletë me Zonjën e Parë, Jill Biden.

“Presidenti tha se këmba i ngeci te pedali teksa po zbriste dhe ai është mirë. Nuk ka nevojë për kujdes mjekësor,” tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë. “Presidenti mezi pret të kalojë pjesën tjetër të ditës me familjen e tij”.

Teksa po dilte nga kisha, Biden u pyet nga një gazetare se si ndihej. Si përgjigje, ai nisi të hidhej përpjetë.

Biden përshëndeti me dorë një turmë njerëzish që ishin mbledhur në trotuar, ndërsa ai hyri në makinë.

joe biden

Sondazh

Poll