Aktualitet

Fluks në fundjavë, Policia: Ndiqni rrugët alternative për kthim nga Durrësi, zbatoni distancën e sigurisë

Gjithashtu policia kujton të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.

19 Qershor 2022, 16:18 Nga F.M
Fluks në fundjavë, Policia: Ndiqni rrugët alternative për
Policia e Durrësit

TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës u bën apel drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugët alternative për kthim në Tiranë për shkak të fluksit që është krijuar në autostradë. Në njoftim, sugjerohet që të përdoren rrugët alternative: Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit) dhe Elbasan-Tiranë. Gjithashtu policia kujton të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.

Njoftimi nga Policia Rrugore e Tiranës

Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrgore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:

*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);
*Elbasan-Tiranë.

Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.

Kthehu në shtëpi i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor

policia e tiranes

Sondazh

Poll