Bota

Shefi i OBSH-së beson se Covid u përhap pas një aksidenti në një laborator në Wuhan

Dr. Tedros ka bërë me dije, se nuk ka ende një përgjigje se nga erdhi virusi edhe pse duhej të zbulohej sa më shpejt për të ndaluar pandemitë e ardhshme.

19 Qershor 2022, 12:36 Nga j.c

Shefi i OBSH-së beson se Covid u përhap pas një aksidenti në

SHBA- Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thuhet se beson që pandemia e Covid-19 filloi nga një laborator kinez. Ndonëse publikisht është shprehur se “të gjitha hipotezat”janë duke u shqyrtuar në lidhje me origjinën e Covid-it, sipas burimeve thuhet se Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm OBSH, është në të njejtin mendim si një hipotezë e ngritur nga  një politikan i lartë europian.

Sipas Daily Mail, OBSH-ja fillimisht u kritikua për qasjen e saj të favorshme ndaj Kinës mbi pandeminë, si dhe për gatishmërinë për të pranuar protestat e Pekinit se pretendimet për hedhjen vetë të virusit nga laboratori në Wuhan ishin thjesht një “teori konspirative”.

Dr. Tedros ka bërë me dije, se nuk ka ende një përgjigje se nga erdhi virusi edhe pse duhej të zbulohej sa më shpejt për të ndaluar pandemitë e ardhshme.

“Ne nuk kemi ende përgjigje se nga erdhi ose si hyri në popullatën njerëzore. Të kuptuarit e origjinës së virusit është shumë e rëndësishme shkencërisht për të parandaluar epidemitë dhe pandemitë e ardhshme.”-tha ai.

Në fillimet e hetimeve për gjetjen e shkakut se nga erdhi Covid-19 u hodh hipoteza se virusi u kaloi njerëzve nga një lakuriq nate nëpërmjet një specieje tjetër të paidentifikuar, hipotezë kjo e kundërshtuar nga Kina.

Por pasi 14 vende, përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe Australinë, kritikuan raportet e OBSH-së, Dr Tedros pranoi të metat e raportit dhe urdhëroi procesin e ri. Inteligjenca amerikane ka vendosur në qendër të analizës së saj laboratorin e fshehtë të Wuhan-it, ku ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo pohoi se punonjësit në institut ishin sëmurë me simptoma të ngjashme me Covid në vjeshtën e vitit 2019, disa javë para se të ngrihej alarmi në mbarë botën.

Numri i vdekjeve në mbarë botën nga pandemia Covid tani vlerësohet të ketë arritur në më shumë se 18 milionë.

tedros adhanom ghebreyesus covid

Sondazh

Poll