Bota

E pazakontë në Çeki/ Trafikantët ngatërrojnë pako, marrin bananet, 840 kg kokainë përfundon në supermarkete

Stafi i supermarketit u habit kur gjeti pakot jeshile në kutitë e bananeve që po tregtoheshin. Kutitë ishin dërguar në supermarkete në qytetet veriore në Republikën Çeke.

19 Qershor 2022, 12:08 Nga A.B
E pazakontë në Çeki/ Trafikantët ngatërrojnë
Banane dhe kokaine

ÇEKI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Çeki, ku një sasi e madhe kokaine është gjetur e shpërndarë në disa supermarkete. Stafi i supermarketit u habit kur gjeti pakot jeshile në kutitë e bananeve që po tregtoheshin. Kutitë ishin dërguar në supermarkete në qytetet veriore në Republikën Çeke, raporton The Guardian. 

Policia thotë se gjithsej 840 kg kokainë  me vlerë rreth 80 milionë eurom të cilat u sekuestruan. Oficerët tani po kontrollojnë dyqanet e tjera në vendin ku janë dërguar kutitë. Droga mësohet se është dërguar nga Amerika Qendrore. Kutitë ishin dërguar në dyqane në qytetet Jicin dhe Rychnov nad Kneznou, në rajonin verior të Republikës Çeke. Mesa duket trafikantët kanë ngatërruar të marrin pakot me kokainë por kanë marrë ato me banane.

Duke postuar në Twitter, policia çeke shpërndau imazhe të kokainës së sekuestruar dhe tha: "Informacioni për dërgesën shkon jashtë Republikës Çeke, prandaj ne do të përdorim bashkëpunimin ndërkombëtar të policisë dhe drejtësisë".

droge ne ceki banane

Sondazh

Poll