Bota

Operacion për shpëtimin e emigrantëve në Mykonos, 4 të zhdukur, shpëtohen 108 persona

Kur iu afrua Mykonos, për shkak të erërave të forta -6 deri në 7 Bofort-, u përplas me ishullin Bau, siç quhet ishulli Agios Georgios. Nga përplasja skafi është ndarë në dysh dhe shumica e pasagjerëve janë hedhur në det

19 Qershor 2022, 12:55 Nga A.B
Operacion për shpëtimin e emigrantëve në Mykonos, 4 të
Varka

GREQI- Një varkë me vela që transportonte emigrantë nga brigjet turke në Evropë është përmbysur në Ciklad.

Varka ishte nisur natën nga plazhi i Turqisë dhe ishte “ngarkuar” me 112 persona. Kur iu afrua Mykonos, për shkak të erërave të forta -6 deri në 7 Bofort-, u përplas me ishullin Bau, siç quhet ishulli Agios Georgios. Nga përplasja skafi është ndarë në dysh dhe shumica e pasagjerëve janë hedhur në det, raporton Protothema.

Me ndihmën e rojes bregdetare u lokalizua varka me vela, si dhe emigrantët që luftonin me dallgët. Me koordinimin e Rojes Bregdetare u ngrit një operacion gjigant shpëtimi në të cilin morën pjesë shumë varka private dhe në këtë mënyrë arriti të shpëtojë 108 nga pasagjerët që u transportuan të sigurt në portin e Mykonos. Megjithatë, katër persona janë të zhdukur. 

Nga të shpëtuarit, 24 janë gra, 21 janë fëmijë dhe 63 janë burra, ndërsa tre nga të mësipërmit janë dërguar tashmë në Qendrën Shëndetësore të Mykonos. Vazhdojnë hetimet për gjetjen e katër të zhdukurve.

operacion shpetimi ne mykonos greqi

Sondazh

Poll