Art&Argëtim

Baba për herë të dytë? Ilir Shaqiri: Shpresoj të ndodhë

Iliri ishte i ftuar në emisionin ‘Rudina’ dhe kur u pyet nëse tani pas dasmës po planifikonte të bëhej baba për herë të dytë ai u përgjigj duke thënë se dëshironte një djalë.

19 Qershor 2022, 13:10 Nga j.c
Baba për herë të dytë? Ilir Shaqiri: Shpresoj të
Ilir Shaqiri, Emanuela Morini

TIRANË- Balerini Ilir Shaqiri është shprehur se tashmë dëshiron të ketë edhe një fëmi të dytë. Pak javë pasi ai dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini kurorëzuan dashurinë e tyre prej 20 vitesh me një ceremoni madhështore buzë detit ai shprehu dëshirën për një fëmijë të dytë.

Iliri ishte i ftuar në emisionin ‘Rudina’ dhe kur u pyet nëse tani pas dasmës po planifikonte të bëhej baba për herë të dytë ai u përgjigj duke thënë se dëshironte një djalë.

“Unë shpresoj që kjo të ndodhë dhe për këtë jam duke gjuajtur shumë peshq. Të trashëgohemi me një djalë,”- tha ai.

Dasma e Ilirit u zhvilua në Shqipëri pasi ai kishte shprehur dëshirën kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” se e dëshironte një dasëm tradicionale pasi ai ishte martuar 20 vite më parë në Itali. Balerini kishte të ftuar disa prej ish-banorëve të “BBVIP”. Abrbër Sulstarova me partneren e tij, Ardit Çuni, Sheila Haxhiraj, Meridian Ramçaj, Arjola Demiri, Valon Shehu ishin pjesë e festës.

ilir shaqiri emmanuela morini

Sondazh

Poll