Art&Argëtim

Komente negative për bashkëpunimin me Kidën, Dafina Zeqiri: Kërce mos të ta ndiejë

“Luje belin” edhe pse është projekti i parë mes dy artisteve nuk u pëlqye shumë nga publiku ndonëse kishin pritshmëri të larta.

19 Qershor 2022, 08:44 Nga j.c
Komente negative për bashkëpunimin me Kidën, Dafina Zeqiri:
Dafina Zeqiri dhe Kida

KOSOVË- Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar pas komenteve negative të ndjekësve të saj në rrjetet sociale për bashkëpunimin e fundit me këngëtaren Orhidea Latifi e njohur me emrin e artit si Kida.

“Luje belin” edhe pse është projekti i parë mes dy artisteve nuk u pëlqye shumë nga publiku ndonëse kishin pritshmëri të larta. Disa kanë kritikuar tekstin duke e cilësuar si shumë të dobët.

“Dy artiste me potencial kaq të madh, nuk e keni shfrytëzuar rastin për të bërë një hit ndërkombëtar. Kënga më pëlqen se është ndryshe, këngë ritmike dhe clubi por tekst ka shumë pak, vetëm përsëritje. Sidoqoftë më pëlqen, por keni pasur mundësi të bëni më mirë,”-shkroi një ndjekëse.

Pas komenteve, ka ardhur një reagim dhe nga Dafina, e cila ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shihet e pashqetësuar nga komentet e shumta negative.“Është një këngë për të kërcyer, kërce e mos të ta ndiejë”, ka shkruar ajo krahas videos.

dafina zeqiri kida

Sondazh

Poll