Art&Argëtim

Marrëdhënia me vjehrrën për shkak të PD, Floriana Garo: Bashkëshorti ishte pro meje

Floriana tregoi se kjo situatë e vendosi disi në gjendje të vështirë bashkëshortin e saj, por vetë ajo e ka kuptuar sepse secili ka zgjedhjet e veta

19 Qershor 2022, 11:36 Nga A.B
Marrëdhënia me vjehrrën për shkak të PD, Floriana Garo:
Floriana Garo

TIRANË- Zgjedhja e Floriana Garos për të qënë në krah të liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berishës, krijoi një situatë jo tëlehtë për familjen e saj. Shkak u bë zgjedhja e vjehrrës së saj për të qëndruar në krah ish kryetarit Lulzim Basha. E ftuar në emisionin ‘Fitstation’, Floriana tregoi se kjo situatë e vendosi disi në gjendje të vështirë bashkëshortin e saj, por vetë ajo e ka kuptuar sepse secili ka zgjedhjet e veta.

'Unë jam përfshirë në këtë rrugë duke e diskutuar me tim shoq, me familjarët dhe me vjehrrën, tjetër se ajo ka thënë jo nuk jam dakord. Vjehrra ime ka qenë e përfshirë në politikë më parë, ajo ka pasur bindje të tjera, tani nuk është e përfshirë më. Ajo në bindje është e djathtë, tjetër se ajo e sheh realizimin e Shqipërisë së dëshiruar ndryshe nga unë. Janë bindjet e saj, nuk jemi kuptuar në këtë pjesë por kjo nuk ka penguar marrëdhëniet tona në familje, megjithëse ka patur shpesh herë dhe nervozizëm. Bashkëshorti është gjendur disi në situatë të vështirë. Ai ka qenë pro meje në fakt dhe shumë bindshëm me PD-në, dhe jo pro nënës së tij në këtë rast. Megjithatë kjo tregon se funksionon demokracia, dhe nuk mendoj që është rasti i vetëm dhe pse ka bërë shumë përshtypje.'- deklaroi ajo. 

floriana garo

Sondazh

Poll