Bota

47-vjeçari në Itali shpëton dy vajzat në det, por mbytet vetë

Ndërkohë që dy vajzat 11 vjeçare po laheshin në detin e trazuar përshkak të erërave nuk kanë mundur të dilnin në breg.

19 Qershor 2022, 11:12 Nga j.c
47-vjeçari në Itali shpëton dy vajzat në det, por mbytet
Foto ilustruese

ITALI- Një 47-vjeçar nga Bitonto, në provincën e Barit, ka humbur jetën në përpjekje për të shpëtuar dy vajzat e vogla që po mbyten në ujërat e Forcatella-s. Burri u hodh në det pasi kuptoi vajzat e tij ishte në vështirësi pasi dallgët nuk i linin të dilnin në breg. Pasi u zhyt, ai notoi drejt dy të miturve duke i afruar sa më afër bregut. Por ai nuk ia doli dhe u thith nga dallgët.

Pushimet në plazhin e Forcatella, midis Torre Canne dhe Savelletri u kthyen në një tragjedi për familjen nga Bari. Sipas mediave italiane, të pranishmit i shkuan në ndihmë menjëherë por dallgët ishin shumë të mëdha.

Sipas informacioneve nuk dihet nëse 47-vjeçarit i ra infrakt nga sforcimi për të shpëtuar të bijat apo seai kishte pirë shumë ojë gjatë notit. Ndërkohë do të vazhdojnë hetimet dhe ekspertet do të zbardhin dinamikën e ngjarjes.

itali mbytet ne det

Sondazh

Poll