Gjenocidi në Kosovë, Kurti i përgjigjet homologes serbe: E pavërtetë dhe e padurueshme
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka quajtur të pavërteta dhe të padurueshme deklaratat e homologes serbe, ...
Grupi i punës i ngritur në Departamentin amerikan të Drejtësisë, i quajtur “KleptoCapture”, është pëqendruar në sekuestrimin e jahteve dhe pronave të tjera luksoze të oligarkëve rusë, në një përpjekje për të ushtruar trysni ndaj Presidentit rus Vladimir Putin lidhur me luftën në Ukrainë.
SHBA- Një superjaht i kapur në Fixhi muajin e kaluar, me kërkesë të autoriteteve amerikane, ka mbërritur në Havai. Uashingtoni thonë se superjahti Amadea, në vlerën e 300 milionë dollarëve është në pronësi të oligarkut rus Suleiman Kerimov ndaj të cilit janë vendosur sanksione. Grupi i punës i ngritur në Departamentin amerikan të Drejtësisë, i quajtur “KleptoCapture”, është pëqendruar në sekuestrimin e jahteve dhe pronave të tjera luksoze të oligarkëve rusë, në një përpjekje për të ushtruar trysni ndaj Presidentit rus Vladimir Putin lidhur me luftën në Ukrainë.
Jahti, 106 metra i gjatë, u largua nga porti Lautoka i Fixhit javën e kaluar, pasi Gjykata e Lartë e vendit ishull në Paqësor, vendosi që mbajtja e tij do të ishte e kushtueshme për qeverinë. Sipas të dhënave anija u ankorua në Honolulu të enjten pasdite. Superjahti u sekuestrua në Fixhi më 13 prill. Ai kishte ardhur aty nga Meksika, pas një udhëtimi 18-ditor. Në një dokument të FBI-së thuhej se jahti kishte çaktivizuar sistemet e saj të automatizuara të informacionit më 24 shkurt, pothuajse menjëherë pasi Rusia nisi sulmin në Ukrainë, si pjesë e një përpjekjeje për të shmangur konfiskimin. Rusia i quan veprimet e saj në Ukrainë një "operacion special ushtarak".
Avokatët e pronarit të Amadea-s, “Millemarin Investment Ltd”, një kompani e regjistruar në Ishujt Kajman, i thanë një gjykate të Fixhit se jahti nuk ishte në pronësi të zotit Kerimov, por nga një tjetër oligarku rus, ish-shefit të "Rosneft ROSN.MM" Eduard Khudainatov, ndaj të cilit nuk rëndojnë sanksione, Por Shtetet e Bashkuara thonë se zoti Kerimov është pronari i vërtetë i Amadeas. Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj zotit Kerimov në vitin 2014 dhe 2018, si përgjigje ndaj veprimeve të Rusisë në Siri dhe Ukrainë. Ndaj tij ka vendosur sanksione edhe Bashkimi Evropian.
Marrë nga VOA
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka quajtur të pavërteta dhe të padurueshme deklaratat e homologes serbe, ...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti foli për një takim që KEDS dhe pala serbe kanë zhvilluar për ener...
Xhevdet Pozhari dhe Shemsi Syla PRISHTINË- Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka mohuar se e ka kërcënuar analistin Xhevde...
UKRAINË- Ukrainës duhet t'i jepet shansi të mbajë Festivalin e Këngës në Eurovizion në vitin 2023, kështu ka th&e...
Boris Johnson ANGLI- Kryeministri britanik tha të shtunën se Perëndimi duhet të mbështesë përpjekjet e Ukrainë...
Karburanti ne Greqi GREQI- Persona të panjohur i ngritën pritë mëngjesin e sotëm pronarit të një karburanti në Mara...
Foto Ilustruese GREQI- Oficeri i Sigurimit me pseudonimin "Pablo Escobar" ose "Krishti" (për shkak të flokëve dhe mjekrës s&e...
Foto ilustruese Pas vlerësimit të Komisionit të Venecias për koncept-dokumentin e Qeverisë së Kosovës për vetting n...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur rreth liberalizimit të vizave për Kosovën dhe mundësisë ...
Volodymyr Zelenskyy Gjatë një vizite në rajonin e Mykolaiv, presidenti i Ukrainas Volodymyr Zelenskyy, u takua me trupat ushtarake që p...