Aktualitet

U vra mbrëmë, policia gjen bllok fajdesh në shtëpinë e Lulashit, merr në pyetje të listuarit

Në bllok i moshuari kishte shkruar me shkrim dore shumat e parave që ia kishte dhënë personave si dhe përqindjet që do të merrte më pas.

17 Qershor 2022, 23:57 Nga F.M
U vra mbrëmë, policia gjen bllok fajdesh në shtëpinë e
Lulash Qepuri

SHKODËR- Policia ka nisur marrjen në pyetje të shumë personave për vrasjen e Lulash Qepurit, ngjarje ndodhur një natë ma parë në Shkodër. Kjo pasi, nga kontrolli i ambienteve të lokalit ku ndodhi krimi dhe i banesës se Lulashit, policia ka gjetur një bllok në të cilin i ndjeri kishte të listuar disa emra personash. Këta njerëz dyshohet se kanë marrë para me fajde dhe se mund të kenë pasur arsye për të sulmuar 74-vjeçarin.  

Në bllok i moshuari kishte shkruar me shkrim dore shumat e parave që ia kishte dhënë personave si dhe përqindjet që do të merrte më pas. Ende nuk dihen shumat për të cilat bëhet fjalë, port ë gjithë emrat e listuar do të merren në pyetje. Lulashi u vra një natë më parë në lokain e tij. I pranishëm ishte edhe i biri, i cili iu kundërpërgjigj autorëve me armë zjarri, por nuk i kapi dot. Lulashi u nis për në spital i plagosur rëndë, por rrugës ndërroi jetë.

vritet lulash qepuri lulash qepuri

Sondazh

Poll