Aktualitet

Sot ndodhi atentati, Matishi goditi me grusht babain e Bekteshit 3 javë më parë

Më pas të rinjtë janë përballur me makina.

17 Qershor 2022, 23:33 Nga F.M
Sot ndodhi atentati, Matishi goditi me grusht babain e Bekteshit 3 javë
Vendi ku iu bë atentat Arben Bekteshit

ELBASAN- Historia që përfundoi sot me një atentat në Elbasan ka nisur 3 javë më pare. Ermal Matishi, 38 vjeç ka qenë duke pirë në një lokal me babain e Arben Bekteshit. Dyshja janë konfliktuar dhe Matishi e ka qëlluar me grusht babain e 30-vjeçarit.

Më pas të rinjtë janë përballur me makina. Bekteshi e ka parakaluar dhe të dy kanë zbritur nga mjetet ejanë zënë ,e grushte. Sot, Matishi shkoi në lagjen “Skënderbeg” ku dhe ndodhej Bekteshi për të marrë hakun dhe e qëlloi me shtatë plumba. 30-vjeçari shpëtoi pa u plagosur, ndërsa Matishi hodhi armën e u largua. Ai është shpallur në kërkim.

ermal matishi arben bekteshi atentat arben bekteshit

Sondazh

Poll