Aktualitet

Iu sekuestruan pronat sot, Buçeza kërkohej nga Italia, pjesë e grupit kriminal në vendin fqinj

Autoritetet italiane kanë kërkuar dënimin me 25 vite burg për të. Ai akuzohet se ka marrë pjesë në një grup kriminal që trafikonte drogë në zona si Riminit, Padova e Vicenza.

17 Qershor 2022, 22:48 Nga F.M
 
Iu sekuestruan pronat sot, Buçeza kërkohej nga Italia, pjesë e
Prokuroria e Durrësit

DURRËS- Asjan Buçeza alias Hasan Buceza është një prej katër personave që kishin në pronësi 14 aparamentet e pesë ndërtesa pa leje që u bllokuan sot nga Prokuroria e Durrësit. Buçeza mësohet se është një person me precedent penalë. Ai ka lindur në Shënvlash të Durrësit dhe është arrestuar më herët në Pikën Kufitare të Morinit, pasi ka qenë në kërkim ndërkombëtar.

Në maj të vitit 2005 autoritet gjyqësore të Milanos në Itali, lëshuan një urdhër arresti për të riun shqiptar pasi akuzohej për “Pjesëmarrje në organizata kriminale”.

Autoritetet italiane kanë kërkuar dënimin me 25 vite burg për të. Ai akuzohet se ka marrë pjesë në një grup kriminal që trafikonte drogë në zona si Riminit, Padova e Vicenza.

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar sot 14 apartamente dhe 5 ndërtime pa leje.

hasan buceza asjan buçeza prokuroria e durresit sekuestrohen 14 apartamente e 5 ndertime

Sondazh

Poll