Bota

VD- Nuk përmbahen gjimnazistët në Gjilan, grushta e shkelma ndaj njëri-tjetrit

Nga pamjet e publikuara shihet se disa persona i gjuajnë njëri-tjetrit ku si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital për kurim.

17 Qershor 2022, 19:51 Nga d.a
VD- Nuk përmbahen gjimnazistët në Gjilan, grushta e shkelma ndaj
Pamje nga sherri

KOSOVË- Një sherr i cili ka përfunduar në dhunë fizike dhe përleshje mes disa nxënësve ka ndodhur sot afër një shkolle të mesme në Gjilan të Kosovës.

Nga pamjet e publikuara shihet se disa persona i gjuajnë njëri-tjetrit ku si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital për kurim.

Lajmin e ka konfirmuar dhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ju njoftoj se Sot me datë 17.06.2022 policia e Kosovës kanë pranuar një informate për një rrahje këtu në Gjilan. Të për fshirë në rrahje janë 6 persona njëri nder ta ka pranuar tretman mjeksor, policia e Kosovës nga stacioni ipolicor në Gjilan fillimisht i ka arrestuar personat e involvuar në këtë rast , dhe të njejtit janë intevistuar në bazë të procedurav ligjore. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Hashani.

sherr në gjilan kosove ismet hashani

Sondazh

Poll