Bota

Samiti i klimës, Guterres: Kompanitë e karburanteve fosile e kanë "kapur" njerëzimin prej fyti

António Guterres krahasoi kompanitë e karburanteve fosile me kompanitë e duhanit që vazhduan të nxisin produktet e tyre, ndërsa fshihnin ose sulmonin këshillat shëndetësore që tregonin lidhje të qarta midis pirjes së duhanit dhe kancerit, hera e parë që ai bën një paralele të tillë.

17 Qershor 2022, 18:57 Nga d.a
Samiti i klimës, Guterres: Kompanitë e karburanteve fosile e kanë
António Guterres

SHBA- Kompanitë e lëndëve djegëse fosile dhe bankat që i financojnë ato "e kanë kapur njerëzimin prej fyti", ka thënë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, në një sulm ndaj industrisë dhe mbështetësve të saj, të cilët po nxjerrin fitime rekord mes çmimeve të energjisë që janë rritur nga Lufta e Ukrainës.

Antonio Guterres krahasoi kompanitë e karburanteve fosile me kompanitë e duhanit që vazhduan të nxisin produktet e tyre, ndërsa fshihnin ose sulmonin këshillat shëndetësore që tregonin lidhje të qarta midis pirjes së duhanit dhe kancerit, hera e parë që ai bën një paralele të tillë.

Dukemi të bllokuar në një botë ku prodhuesit dhe financuesit e karburanteve fosile kanë kapur njerëzimin prej fyti. Për dekada të tëra, industria e karburanteve fosile ka investuar shumë në pseudoshkencë dhe marrëdhënie me publikun, me një tregim të rremë për të minimizuar përgjegjësinë e tyre për ndryshimet klimatike dhe për të minuar politikat ambicioze të klimës. Ata shfrytëzuan pikërisht të njëjtat taktika skandaloze si duhani i madh dekada më parë. Ashtu si interesat e duhanit, interesat e karburanteve fosile dhe bashkëpunëtorët e tyre financiarë nuk duhet t'i shpëtojnë përgjegjësisë."-tha ai.

Duke folur në Forumin e Ekonomive të Mëdha, një konferencë për klimën e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, Guterres kritikoi gjithashtu qeveritë që nuk po arrijnë të frenojnë lëndët djegëse fosile dhe në shumë raste kërkojnë rritjen e prodhimit të gazit, naftës dhe madje edhe qymyrit, karburanti më i ndotur fosil.

Asgjë nuk mund të jetë më e qartë apo prezente sesa rreziku i zgjerimit të karburanteve fosile. Edhe në terma afatshkurtër, lëndët djegëse fosile nuk kanë kuptim politik apo ekonomik.”-shtoi ai.

Qeveritë janë të shqetësuara për rritjen e çmimeve të energjisë dhe rritjen e faturave të ushqimit. Ekspertët e energjisë kanë këshilluar më shumë energji të rinovueshme dhe përmirësime në efiçencën e energjisë si alternativa më të mira, por shumë nga këshillat e tyre janë injoruar.

antónio guterres ndotja klimatike mbledhja e okb

Sondazh

Poll