Bota

Merkel: Përfundimi i mandatit tim mund të ketë kontribuar në pushtimin e Ukrainës nga Putin

Merkel theksoi se vitin e kaluar u përpoq më kot të organizonte bisedime me presidentin rus për një urdhër sigurie në Evropë.

17 Qershor 2022, 18:44 Nga d.a
Merkel: Përfundimi i mandatit tim mund të ketë kontribuar në
Angela Merkel dhe Vladimir Putin

GJERMANI- Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka pranuar se disa nga përpjekjet e saj në vitin e fundit të mandatit të saj kanë dështuar ku tha se dështoi në nismën e saj për bisedimet e sigurisë me Putinin.

Merkel theksoi se vitin e kaluar u përpoq më kot të organizonte bisedime me presidentin rus për një urdhër sigurie në Evropë. 

Nga njëra anë, Putini nuk ishte më i gatshëm të priste një samit të stilit të Normandisë. Nga ana tjetër, unë nuk kam qenë në gjendje të krijoj një format shtesë diskutimi euro-rus për një klasë evropiane të sigurisë, së bashku me formatin e Normandisë”.-tha Merkel.

Që nga viti 2014, skema e Normandisë ka qenë një forum në të cilin Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime të ndërmjetësuara nga Gjermania dhe Franca. Suksesi më i rëndësishëm i negociatave ishte marrëveshja e Minskut e vitit 2015 për një zgjidhje paqeje në Ukrainë, e cila, megjithatë, nuk u zbatua në vitet në vijim.

Sa i përket faktit nëse Putini po priste që të përfundonte mandati i Merkelit për të sulmuar Ukrainën, ish-kancelarja tha se kjo gjë mund ta ketë ndihmuar ashtu si dhe zgjedhjet franceze.

"Largimi im mund të ketë ndihmuar, si zgjedhjet franceze, tërheqjen e trupave nga Afganistani dhe ngecjen e zbatimit të Marrëveshjes së Minskut".-shtoi ajo.

 Merkel nuk përjashtoi mundësinë e ndërmjetësimit të konfliktit në një datë të mëvonshme. Kur u pyet nëse do të ishte në dispozicion, ajo u përgjigj se askush nuk e ka pyetur për momentin.

Sa i përket sistemit të sigurisë evropiane, ish-kreu i qeverisë gjermane theksoi se Lufta e Ftohtë nuk ka përfunduar dhe se Putini duhet marrë seriozisht. Merkel theksoi se sulmi i tij i dhunshëm ndaj Ukrainës ishte një pikë kthese në historinë evropiane të pasluftës që do të ketë pasoja për shumë vite në vijim.

Në fund Merkel mbështeti rrugën e pasardhësit të saj, Olaf Scholz i cili shpesh është kritikuar se nuk ka mbajtur një qëndrim konstant dhe të vendsour dhe se nuk është treguar shumë i disponueshëm për të ndihmuar Ukrianën.

E konsideroj të drejtë që Perëndimi po punon për ekzistencën e Ukrainës pa u bërë pjesë e konfliktit të menjëhershëm ushtarak”, tha ajo.

angela merkel vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll