Aktualitet

SPAK zbulon veten! Përmend me emra bashkëpunëtorët e drejtësisë, çfarë parashikon ligji

SPAK ‘harron’ se ‘të penduarit’ janë të parët persona që u rrezikohet jeta pas rrëfimit para prokurorëve dhe i përmend me emra.

16 Qershor 2022, 21:35 Nga F.M
SPAK zbulon veten! Përmend me emra bashkëpunëtorët e
Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bën thirrje për mosnxjerrje të sekretit hetimor, por shkeljet i kryen edhe vetë. Konkretisht sot, në urdhrin e nxjerrë për gazetarët në lidhje me dosjen e bashkëpunëtorit të drejtësisë, SPAK ‘harron’ se ‘të penduarit’ janë të parët persona që u rrezikohet jeta pas rrëfimit para prokurorëve dhe i përmend me emra.

“Ne, Doloreza Musabelliu, Behar Dibra dhe Altin Dumani, prokurorë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi u njohëm me akteve të procedimit penal, nr.75 të vitit 2022. Deklarimiet e këtyre shtetasve (Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani) kanë vlerë provuese dhe janë shumë të rëndësishme për hetimin. Duke vlerësuar rëndësinë e këtyre deklarimeve si dhe nevojën që këto deklarime të mbuluohen nga sekreti del e domosdosjme që të urdhërohet ruajtja e sekretit të tyre deri në përfundim të hetimeve paraprake. Gjithashtu sekretit duhet që t'i nënshtrohet edhe marrëveshja e bashkëpunimit e lidhur nëpërmjet SPAK dhe të penduarve të drejtësisë, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani.

SPAK zbulon veten! Përmend me emra bashkëpunëtorët e
Urdhri i SPAK

Urdhërojmë: Ruajtjen e sekretit të deklarimeve të dhëna nga Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani. Ndalimin e publikimit qoftë edhe të pjesshëm të procesverbalit të deklarimeve, në cilësinë e personave ndaj të cilëve do të zhvillohen hetime apo edhe në cilsinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Moszbatimin e këtij urdhëri sjell përgjegjësi penale sipas parashikimeve,”- shkruhet në njoftimin zyrtar.

SPAK zbulon veten! Përmend me emra bashkëpunëtorët e
Urdhri i SPAK

Por çfarë parashikon ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të Drejtësisë?

Konkretisht në nenin 12 jepen edhe masat që duhen ndërmarrë në kuadër të programeve të mbrojtjes, siç janë ndryshimi i emrin, marrja në mbrojtje e familjes dhe ndryshimi i vendbanimit të tyre. Kjo është një mënyrë ‘shpagimi’ nga drejtësia për personin që pranon tu japë në ‘pjatë të argjendtë’ të shumëkërkuar e tu zbardhë dosje kriminale.

Neni 12 Masat e mbrojtjes

Në kuadër të programeve të mbrojtjes, një ose disa nga masat e mbrojtjes që zbatohen për personat e mbrojtur janë: a) ndryshimi i identitetit; b) ndryshimi i vendbanimit; c) dhënia e dokumenteve të rreme; ç) mbrojtja e përkohshme e identitetit, e të dhënave dhe e dokumenteve; d) dhënia e dëshmisë me një identitet tjetër dhe administrimi me mjete të veçanta për deformimin e zërit a të pamjes së tij dhe forma të tjera të caktuara sipas ligjit, në përputhje me nenin 361/a të Kodit të Procedurës Penale; dh) mbrojtja fizike dhe teknike në vendin ku qëndron personi, si dhe gjatë lëvizjeve të tij; e) rehabilitimi social; ë) dhënia e ndihmës financiare; f) rikualifikimi profesional; g) dhënia e këshillave dhe e ndihmës së specializuar ligjore; gj) çdo masë tjetër, e cila vlerësohet dhe miratohet si e nevojshme në përputhje me këtë ligj.

1.Policia e Shtetit, institucionet e paraburgimit ose institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, sipas nivelit të gjendjes së rrezikut për dëshmitarët, bashkëpunëtorët e drejtësisë dhe personat e lidhur me ta, mund të urdhërojnë dhe zbatojnë masa mbrojtjeje të jashtëzakonshme, sipas përcaktimeve të parashikuara në këtë ligj apo në ligje ose akte të tjera, që rregullojnë veprimtarinë e tyre. Këto masa, jo më vonë se 24 orë nga marrja e tyre, i njoftohen prokurorit që procedon.

 2.Masat e jashtëzakonshme, me pëlqimin e prokurorit që procedon, mund të zgjaten derisa të mënjanohet rreziku, që ka motivuar marrjen e tyre ose deri në marrjen e vendimit përkatës nga komisioni.

Kush e nxorri sekretin hetimor?

nuredin dumani henrik hoxhaj

Sondazh

Poll