Bota

Dashuri dhe urrejtje / Posteri i dyshes Zelensky-Putin kthehet në sensacion në Itali

Vepra e re e artistit të rrugës Andrea Villa, i njohur si “Banksy i Torinos”, është vendosur në orët e fundit në qendër të qytetit verior italian, në Corso San Maurizio dhe Viale Primo Maggio.

16 Qershor 2022, 22:40 Nga I.A
Dashuri dhe urrejtje / Posteri i dyshes Zelensky-Putin kthehet në sensacion
Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin

ITALI- Një puthje pasionate e montuar mes presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin ka bërë xhiron e rrjetit. Mediaset shkruan se nën moton, krenari e dashuri artisti italian ka dashur të shprehë mes saj një rikthim të së kaluarës, ku dikur 'Puthja vëllazërore socialiste' mes Leonid Brezhnev dhe Erich Honecker, përkatësisht sekretarin e përgjithshëm të BRSS dhe presidentin e RDGJ në vitin 1979 u shënua në histori.

Dhe pikërisht kjo e ka frymëzuar artistin Andrea Villa. Vepra e re e artistit të rrugës Andrea Villa, i njohur si “Banksy i Torinos”, është vendosur në orët e fundit në qendër të qytetit verior italian, në Corso San Maurizio dhe Viale Primo Maggio.

“Për të krijuar këtë poster jam frymëzuar nga puthja e Galerisë East Side në Berlin. Është krijuar nga Dmitri Vrubel në vitin 1990 dhe paraqet Leonid Brezhnev dhe Erich Honecker, përkatësisht sekretarin e përgjithshëm të BRSS dhe presidentin e RDGJ në vitin 1979, në aktin e shkëmbimit të një puthjeje vëllazërore në buzë për të përshëndetur njëri-tjetrin në një ceremoni zyrtare”, shpjegon artisti.

erich honecker volodymyr zelensky vladimir putin

Sondazh

Poll