Aktualitet

Urdhri për ndalimin e publikimit të dëshmive të Dumanit, SPAK: I adresohet vetëm një gazetari, nxorri sekretin hetimor

Në njoftim thuhet gjithashtu që informimi i opinionit publik nuk mund dhe nuk duhet të cënojë një hetim të filluar.

16 Qershor 2022, 20:19 Nga F.M
Urdhri për ndalimin e publikimit të dëshmive të Dumanit,
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) a sqaruar se urdhri për ndalimin e publikimit të dëshmive të bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, i adresohet vetëm një gazetari. Bëhet fjalë për gazetarin Elton Qyno, i cili sipas SPAK ka publikuar disa te dhëna sekrete, që shkonin përtej vendimit të gjykatës me objekt caktimin e masave të sigurimit personal. SPAK shton se po kryen te gjitha veprimet hetimore të nevojshme për të sqaruar rrethanat në të cilat informacioni hetimor sekret është transmetuar tek personat që më pas e kanë publikuar atë. Në njoftim thuhet gjithashtu që informimi i opinionit publik nuk mund dhe nuk duhet të cënojë një hetim të filluar.

Njoftimi:

Urdhri për ndalimin e publikimit të dëshmive të Dumanit,
Urdhri i SPAK

Nisur nga interpretimet e bëra në media, lidhur me urdhrin  e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, datë 14.06.2022 ‘’Për ruajtjen e sekretit, ndalimin e publikimit  të akteve dhe përmbajtjes  së tyre’’ sqarojmë se ; Ky urdhër i është komunikuar në datën 16.06.2022 gazetarit E.Q, kundrejt nënshkrimit  për marrjen dijeni, pasi gazetari ka publikuar disa te dhëna sekrete, që shkonin përtej vendimit të gjykatës me objekt caktimin e masave të sigurimit personal ‘’arrest në burg’, në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 dhe që në përputhje me nenin 295/a/4 të Kodit Penal përbëjnë akte sekrete  të procedimit penal nr.75/2022.

Sqarojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, këtë urdhër ia ka adresuar vetëm një gazetari dhe për arsyen konkrete të sipërcituar. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kryen te gjitha veprimet hetimore të nevojshme për të sqaruar rrethanat në të cilat informacioni hetimor sekret është transmetuar tek personat që më pas e kanë publikuar atë, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë të personit/personave që ka/kanë nxjerrë sekretin hetimor. Ne mirëkuptojmë interesin e mediave për informimin e opinionit publik, por ky interes nuk mund dhe nuk duhet të cënojë një hetim të filluar dhe as sigurinë publike apo individuale të personave emrat e të cilëve janë përmenduar gjatë hetimit, i cili vazhdon.

Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim. Sot SPAK lëshoi një urdhër përmes të cilit ndalon gazetarët që të publikojnë rrëfimet e Dumanit. Në të kundërt, gazetarët rrezikojnë deri në 5 vite burg. Dosja.al bëri një thirrje publike dhe ftoi kolegët që të bashkëpunojmë në publikimin e çdo rrëfimi të bashkëpunëtorit të drejtësisë. 

urdhri i spak per gazetaret nuredin dumani

Sondazh

Poll