Aktualitet

Bullizuan të riun gjatë pandemisë, procedohen penalisht 3 efektivë policie në Korçë

14 Qershor 2022, 21:03 Nga I.A
Bullizuan të riun gjatë pandemisë, procedohen penalisht 3
Foto Ilustruese

KORÇË- Prokuroria e Korçës ka nisur procedim penal për 3 punonjës të komisariatit të Korçës. Mësohet se procedimi ka nisur pasi gjatë pandemisë këta policë kanë bullizuar një person, të cilin po e shoqëronin me makinë.

Pamjet e bullizimit janë publikuar në rrjetin social Tik Tok. Pas publikimit të pamjeve, i riu ka bërë një denoncim pranë AMP-së ku dhe ka nisur procedimi penal ditën e sotme. Ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Prokuroria e Korçës dhe as nga AMP-ja.

policia e korces procedohen penalisht 3 efektive policie

Sondazh

Poll