Aktualitet

Shqiptarja rreh për vdekje fëmijën e saj në Spanjë, tjetrin e bën për spital, dëshmia: U vra teksa luante

Ndërsa i vogli tjetër ka përfunduar në spital me shenja dhune në të gjithë trupin.

14 Qershor 2022, 19:54 Nga F.M
Shqiptarja rreh për vdekje fëmijën e saj në Spanjë,
Foto Ilustruese

SPANJË- Një grua shqiptare, 32 vjeçe është vënë në pranga nga autoritetet spanjolle pasi akuzohet se ka rrahur për vdekje një fëmijën e saj, vetëm dy vjeç. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Alicante, Bigastro, të shtunën e 11 qershorit. Shqiptarja ka rrahur të dy fëmijët e saj, të dy djem dhe binjakë, por njëri nuk e ka përballuar rrahjen dhe ka ndërruar jetë.

Ndërsa i vogli tjetër ka përfunduar në spital me shenja dhune në të gjithë trupin.

Ka qenë vetë gruaja shqiptare, e cila ka thirrur shërbimet e urgjencës, duke kërkuar një ambulancë që t’i vinte në ndihmë djalit të saj, pasi ka parë që i vogli nuk po reagonte. Ajo u ka treguar mjekëve së djali i saj ishte rrëzuar aksidentalisht teksa luante, por mjekësia ligjore ka zbuluar se 2-vjeçari ishte rrahur për vdekje. I vëllai binjak është në gjendje të rëndë.

nena shqiptare vret femijen spanje

Sondazh

Poll