Art&Argëtim

Paraliza e fytyrës së Justin Bieber është shkaktuar nga vaksinimi anti-COVID?

Janë krijuar teori konspirative që paraliza e fytyrës së tij është shkaktuar nga vaksinimi kundër COVID

14 Qershor 2022, 14:27 Nga d.d
Paraliza e fytyrës së Justin Bieber është shkaktuar nga
Justin Bieber

SHBA-Këngëtari Justin Bieber vuan nga sindroma ‘Ramsay Hunt’, e cila e ka detyruar të anulojë një sërë koncertesh. Kjo sindromë i shkakton atij paralizë faciale, pra ai nuk mundet të lëvizë gjysmën e fytyrës.

Sipas mediave të huaja, Bieber tregoi për këtë sindromë që e ka prekur së fundmi nëpërmjet një videoje në Instagram e cila mori rreth 53 milionë klikime.

Janë krijuar teori konspirative që paraliza e fytyrës së tij është shkaktuar nga vaksinimi kundër COVID.

Disa njerëz në rrjet duke iu referuar një artikulli shkencor nga Hong Kong “sindroma Ramsay Hunt vjen pas vaksinimit kundër COVID-19,” por në këtë raport është identifikuar vetëm një rast të cilit iu zhvillua sindroma dy ditë pasi u vaksinua kundër virusit. Mjekja epidemiologe Katherine e ka mohuar këtë lidhje, duke thënë se nuk është e vërtetë sepse vaksinat mbrojnë.

 

justin bieber

Sondazh

Poll