Bota

Një tigër dhe dy luanë të destinuar për Shqipëri bëhen 'mollë sherri' në Greqi

Kafshët ishin mbyllur në kafaze aq të vegjës saqë nuk kishin mudnësi që të lëviznin fare. Siç dihej fillimisht, luanët janë nisur nga Çekia për në Mykonos, por në fund nuk duket se kanë ndryshuar destinacion.

14 Qershor 2022, 18:20 Nga d.a
Një tigër dhe dy luanë të destinuar për Shqipëri
Tigri dhe Luani

GREQI- Një tigër dhe dy luanë që mendohet se janë sjellë në kopshtin zoologjik të Tiranës kanë shkaktuar debat në vendin fqinj.

Sipas një kronike të ERT-së, kafshët ishin mbyllur në kafaze aq të vegjës saqë nuk kishin mudnësi që të lëviznin fare. Siç dihej fillimisht, luanët janë nisur nga Çekia për në Mykonos, por në fund nuk duket se kanë ndryshuar destinacion.

Sipas kryetares së Federatës Panhelene dhe të Mirëqenies së Kafshëve, Natasa Bombolaki, doganat i kanë njoftuar se ngarkesa ishte nisur nga Sllovakia për në Shqipëri dhe jo për në Mikonos siç u dëgjua fillimisht. Thuhet se të tre kafshët do të jenë pjesë e Kopshtit Zoologjik të Tiranës.

 

Autoritetet sllovake, siç vuri në dukje ajo, kanë paraqitur kërkesë që kafshët të kalojnë përmes Greqisë dhe jo përmes rrugës normale, sepse kanë pohuar se ka pajisjet e duhura për të kryer inspektimin e kafshëve. Sipas Bombolakit e cila foli në Open, kafshët për momentin nuk ndodhen në Greqi.

natasa bombolaki kopshti zoologjik i tiranes

Sondazh

Poll