Aktualitet

Harta e re gjyqësore/ Avokatët bojkotojnë seancat, s'zhvillohen 215 procese

Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.

14 Qershor 2022, 07:51 Nga A.B
Harta e re gjyqësore/ Avokatët bojkotojnë seancat,
Avokatet

TIRANË- Në kundërshtim me hartës së re gjyqësore, nga sot nis bojkoti i Dhomës së Avokatisë për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia deklaroi ditën e djeshme se avokatët kanë vendosur të mungojnë në seancat gjyqësore, përvec atyre ku jepen masat e sigurisë. Nëse ndonjë prej avokatëve nuk i bindet urdhrit për bojkot, do të merren masa deri në heqje të licensës.

Vetëm në gjykatat e Tiranës, GJKKO, Dhoma Penale, Civile, Apeli Tiranë dhe Administrative janë planifikuar të zhvillohen 215 procese gjyqësore të cilat nisin prej orës 08:00 deri në 15:30. Një ditë më parë, Ulsi Manja i kërkoi të heqin dorë nga bojkoti duke deklaruar se kërkesat e avokatëve janë marrë parasysh dhe ky bojkot është i pakuptimtë.

Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend, ndërsa i vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është shtimi i një gjykate të shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

harta e re gjyqesore avokat

Sondazh

Poll