Art&Argëtim

Ish-bashkëshorti i Britney Spears lirohet me kusht pasi u akuzua për përndjekje

Spears, 40 vjeç dhe partneri i saj Asghari, 28 vjeç, u martuan në një ceremoni private në Kaliforni javën e kaluar.

14 Qershor 2022, 09:10 Nga j.c
Ish-bashkëshorti i Britney Spears lirohet me kusht pasi u akuzua për
Britney Spears dhe Sam Asghari

SHBA- Jason Alexander, 40 vjeç dikur i martuar me këngëtaren Britney Spears për 55 orë është akuzuar për ndjekje penale pasi krijoj trazira gjatë dasmës së saj me modelin Sam Asghari.

Sipas BBC, pas 55 orësh ai u deklarua i pafajshëm. Ai u arrestua javën e kaluar pasi dyshohet se u përplas me rojet e shtëpisë. Alexander u martua për pak kohë me yllin e popit në vitin 2004.

Spears, 40 vjeç dhe partneri i saj Asghari, 28 vjeç, u martuan në një ceremoni private në Kaliforni javën e kaluar. Por përgatitjet u ndërprenë kur Alexander u arrestua pasi dyshohet se ishte përplasur me rojet. Ai gjithashtu ka transmetuar një video nga shtëpia e këngëtares.

Pak më parë ai kishte postuar një postim në Instagram ku thoshte se ishte aty për të shkatërruar dasmën. Në video ai dukej duke e kërkuar Spears teksa ecte nëpër shtëpinë e saj. Ai pretendoi se Spears e kishte ftuar atë, duke thënë: "Ajo është gruaja ime e parë, gruaja ime e vetme".

Alexander u arrestua nga oficerët e Zyrës së Sherifit të Qarkut Ventura dhe u dërgua në një burg lokal. Të hënën, një gjykatës vendosi lirimin me kusht në 100,000 dollarë (82,290 £) dhe lëshoi ​​një urdhër ndalimi që i kërkon Aleksandrit të qëndrojë të paktën 91 metra larg nga Spears për tre vite.

Në ceremoninë e dasmës së Spears, e cila u zhvillua pavarësisht trazirave, ishin të ftuar artistët dhe miqt e saj si këngëtarja Madonna, Paris Hilton, Selena Gomez, Drew Barrymore, Ansel Elgort dhe ëill.i.am.

Babai, nëna dhe motra e saj thuhet se nuk ishin në dasmë pasi marrëdhëniet u prishën për shkak të marrëveshjes dhe betejës ligjore.

jason alexander britney spears sam asghari

Sondazh

Poll