Art&Argëtim

Martohen fshehurazi Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Çifti është martuar në një ceremoni private dhe të ftuarve i është kërkuar të firmosin një marrëveshje konfidenciale për të mos treguar asgjë në lidhje me dasmën e tyre.

14 Qershor 2022, 08:51 Nga j.c
Martohen fshehurazi Jennifer Lopez dhe Ben Affleck
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

SHBA- Këngëtarja Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck janë martuar fshehurazi. Sipas mediave të huaja, thuhet se çifti është martuar në një ceremoni private dhe të ftuarve i është kërkuar të firmosin një marrëveshje konfidenciale për të mos treguar asgjë në lidhje me dasmën e tyre.

Sipas disa burimeve, dyshja ka detyruar gjithashtu edhe punëtorët që do të merrnin pjesë në ceremoni, të nënshkruajnë marrëveshjen. Vendi i dasmës thuhet se ishte hoteli Ritz-Reynolds në liqenin Oconee në Gjeorgji dhe ishin fqinjët e hotelit ata që raportuan ngjarjen, megjithëse nuk ka ende foto, gjë që mund të jetë për faktin se çifti i famshëm mund t’i ketë dhënë ato kundrejt një pagese për një media.

Ritz-Reynolds është një hotel me pesë yje, me një pamje spektakolare të një liqeni gjigant, në mes të natyrës dhe i fshehur mes pemëve, i cili duhet të jetë një nga faktorët pse Lopez dhe Affleck zgjodhën vendin, pasi do t'i ndihmonte ata të kalonin pa u vënë re, duke u fshehur nga paparacët.

Besohet se dasma e tyre u vendos të bëhej në fshehtësi pasi kur çifti ishte në prag martese në vitin 2003 ata e shtynë ditën e dasmës që nuk u bë kurrë dhe katër ditë më vonë lajmëruan ndarjen e tyre. Në atë kohë çifti ishte në qendër të vëmendjes së paparacëve, gjë e cila besohet se i ndau ata. 

jennifer lopez ben affleck

Sondazh

Poll