Aktualitet

Mësuesit, mjekët e policët, Rama: Dilnin nga mitingjet me letra bakalli, zgjidheshin sipas krahinës

Kreu i qeverisë tha se nuk kishte as Akademi dhe se ata që përzgjidheshin për t'ju bashkangjitur trupës policore, mbaronin kurse.

13 Qershor 2022, 17:40 Nga F.M
Mësuesit, mjekët e policët, Rama: Dilnin nga mitingjet me letra
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka krahasuar mënyrën se si punësohen mjekët, mësuesit e efektivët e policisë sot, me atë që bëhej gjatë qeverisjes nga Sali Berisha. Në konferencën për Antikorrupsionin, Rama tha se infermierët e mësuesit zgjidheshin me tesera partie, ndërsa efektivët dilnin nga mitingjet. Sipas kryeministrit, rekomandimet dërgohedhin nga deputetët me letra bakalli dhe policët zgjidheshin bazuar në vendin ku kishin lindur. 

"Prisnin me vite e vite në radhë për t’ju hapur dera e rekrutimit në punë. Çuditërisht platforma e rekrutimit të mësuesve tregoi se ata që ishin në radhë në pritje merrnin më shumë pikë se të tjerët. Marrim infermierët, ishte e pamunduar të bëheshe pa një teser partie, i gjithë sistemi i rekrutimit të infermiereve kthehej në një sistem partiak, të gjitha infermieret dhe ata pak djem që janë sot rekrutohen përmes sistemit digjital. Rekrutimi i punonjësit të policisë bëhej me letra bakalli që deputetët ia dorëzonin ministrit të brendshëm dhe niveli i trupës së policisë përcaktohej nga paratë që dilnin nga deputetët e zonave për vite e vitë të tëra. Nuk futesh dot pa kaluar nga Akademia, nuk kishte Akademi atëherë, bëheshin kurse dhe futej kush kishte partinë, kush paguante para apo kush kishte lidhje farefisnore apo krahinore. Shikoni numrin e vajzave që janë sot, kishte shumë pak vajza në policinë e shtetit, sepse rekomandimet bëheshin nga mitingjet tek tryeza e ministrit. Në mitingje shumica ishin djem,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama

Sondazh

Poll