Art&Argëtim

'Kanë arrestuar Agim Kajmakun'/ Rama mbetet gojëhapur, si u prit lajmi i prangosjes së ish-kryebashkiakut

Dajë e nip, njëri banues në Itali dhe tjetri në Shqipëri akuzohen për trafikimin e lëndëve narkotike.

12 Qershor 2022, 17:17 Nga k.m.
'Kanë arrestuar Agim Kajmakun'/ Rama mbetet gojëhapur, si u
Fotomontazh

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku u arrestua më 27 maj për trafik droge në Itali. Kjo pasi u kap me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto ishte së bashku me nipin e tij. Dajë e nip, njëri banues në Itali dhe tjetri në Shqipëri akuzohen për trafikimin e lëndëve narkotike.

Arrestimi u bë me 27 maj 2022 dhe nëse kokaina që u kap nga policia italiane do të hidhej në treg, do të kapte vlerën rreth 1 milion eurove. Mirëpo lajmi u bë me dije dje, duke shkaktuar reagime të bujshme në rrjet. Më së shumti për faktin që ky është socialisti i radhës nga të shumtë që përfundon me pranga në duar dhe pas hekurave të burgut.

Rrjeti e ka shkrirë talentin, duke përdorur dhe fraza nga "Godfather" por edhe "Narcos". Cila është e preferuara juaj?

arrestohet agim kajmaku

Sondazh

Poll