Politike

Festa e PS/ Gjiknuri e fton të flasë, Rama bezdiset: Hë mo tani. Ik na lër rehat!

Festa është përshëndetur vetëm nga një fjalim i shkurtër i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damina Gjiknuri, i cili në fund të fjalimit të tij i dha mundësi kryeministrit Rama për të folur.

12 Qershor 2022, 20:12 Nga k.m.
Festa e PS/ Gjiknuri e fton të flasë, Rama bezdiset: Hë mo tani.
Edi Rama

TIRANË- Në oborrin e selisë rozë zhvillohet ceremonia për 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Edhe pse larg nga syri i mediave, kamera ka kapur një moment nga ceremonia, ku kryeministri Edi Rama sikletoset nga Damian Gjiknuri.

Festa është përshëndetur vetëm nga një fjalim i shkurtër i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damina Gjiknuri, i cili në fund të fjalimit të tij i dha mundësi kryeministrit Rama për të folur.

“Dua t’ju uroj të gjithë socialistëve, 31 vjetorin paçi gjithçka të mirë në familjet tuaja. Të rrojë PS dhe të rrojë Shqipëria. Le të argëtohemi. Nëse kryetari do le të thotë ndonjë gjë,”- tha Gjiknuri me mikrofon. Ndërsa Rama, duke i bërë gjeste me dorë, lë të kuptohet se i thotë: Hë më lëre tashi. Ik na lër rehat.

edi rama 31-vjetori i ps

Sondazh

Poll