Politike

ME VD- Festa e PS, Gramoz Ruçi kalon ‘pa kontroll’. Veliaj: Sikur po presim krushqit

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, Ruçi është futur pa kontroll ne ambientet ku po zhvillohet ceremonia, ndërsa është pritur nga socialistët e tjerë.

12 Qershor 2022, 19:28 Nga k.m.
ME VD- Festa e PS, Gramoz Ruçi kalon ‘pa kontroll’. Veliaj:
Erion Veliaj dhe Gramoz Ruçi

TIRANË- Në 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, nuk mund të mungonte, Gramoz Ruçi. Edhe pse tashmë i tërhequr nga politika aktive, ish-kryetari i parlamentit ka shkuar në takimin e sotëm ku po marrin pjesë figura të ndryshme të PS-së.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, Ruçi është futur pa kontroll ne ambientet ku po zhvillohet ceremonia, ndërsa është pritur nga socialistët e tjerë. Pasi u përshëndet me ta, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dëgjohet të thotë: Na duket sikur presim krushqit.

Në hyrje të festës, për të pritur të ftuarit ishin lënë sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, deputetja Blerina Gjylameti, Veliaj dhe Etjen Xhafaj.

31-vjetori i ps

Sondazh

Poll