Politike

Veliaj: Fajin që Lana doli nga shtrati e ka Ilir Meta

Gjatë takimit informues me socialistët e Njësisë 4, për procesin zgjedhor të drejtuesve të rinj në Partinë Socialiste, Veliaj tha se fajin e ka presidenti Ilir Meta.

12 Qershor 2022, 19:00 Nga k.m.
Veliaj: Fajin që Lana doli nga shtrati e ka Ilir Meta
Ilir Meta dhe Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka gjetur fajtorin pse Lana doli nga shtrati disa ditë më parë dhe përmbyti gjithë zonën tek “Pallati me Shigjeta”. Gjatë takimit informues me socialistët e Njësisë 4, për procesin zgjedhor të drejtuesve të rinj në Partinë Socialiste, Veliaj tha se fajin e ka presidenti Ilir Meta.

Pse? E shpjegon Veliaj...

"Patëm një javë shirash në Tiranë, por nuk e pashë në asnjë lajm Bregun e Lumit. E patë ju në lajme Bregun e Lumit? Ndërkohë, para ca vitesh mjaftonte një vesë shiu dhe Bregu i Lumit ishte tema kryesore e edicioneve, hapeshin lajmet me xhirime nga Bregu i Lumit. Sa mirë që sot, e vetmja ‘hinkë’ është ajo te “Pallati me Shigjeta”, për t’i treguar Ilir Metës dhe kujtdo tjetër, që ka penguar deri tani projektin, se na ka ngelur të bëjmë edhe pjesën te “Pallati me Shigjeta”, duke e zgjatur deri në Kashar, siç bëmë nga Materniteti i Ri deri në Shkozë. Ku kemi vënë dorë, gjërat janë bërë më mirë. Ku jemi penguar, thjesht jemi vonuar, por nuk jemi tërhequr ne,"-tha Veliaj.

Javën që lamë pas, 2 orë shi, mjaftuan që të përmbytej Tirana, lumi Lana doli nga shtrati duke bërë uji të vërshonte në rrugë.

ilir meta erion veliaj

Sondazh

Poll