Bota

Kancelari gjerman përmbylli turin ballkanik, publikon foto me liderët e rajonit por mungon Rama

Ajo që u vu re që nga publikimi i axhendës së kancelarit gjerman do të vizitonte Ballkanin Perëndimor, ishte anashkalimi i Shqipërisë edhe pse gjatë vizitës së Edi Ramës në Berlin rreth dy muaj më parë Scholz la të kuptonte se do të vinte.

12 Qershor 2022, 13:05 Nga DOSJA
Kancelari gjerman përmbylli turin ballkanik, publikon foto me liderët
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka përfunduar turin e tij në Ballkanin Perëndimor ku ai mori pjesë gjithashtu në Samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Selanik.

Ajo që u vu re që nga publikimi i axhendës së kancelarit gjerman do të vizitonte Ballkanin Perëndimor, ishte anashkalimi i Shqipërisë edhe pse gjatë vizitës së Edi Ramës në Berlin rreth dy muaj më parë Scholz la të kuptonte se do të vinte.

Në një postim në Instagram Scholz ka publikuar një përmbledhje të turit të tij ballkanik ku u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, presidentit serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrin maqedonas Dimitar Kovacevski, atë Bullgar Kiril Petkov si dhe atë grek Kyriakos Mitsotakis. Në asnjë nga fotot e publikuara nuk shfaqet kryeministri ynë edhe pse pati mundësinë që ta takonte në Samitin e Selanikut por pa zhvilluar një takim të veçantë.

"Gjatë udhëtimit tim në Ballkanin Perëndimor, kam punuar për të siguruar që procesi i pranimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian, i premtuar gati 20 vjet më parë, tani të ketë një shans real. Kam takuar shumë miq që kanë shpresë se përpjekjet e tyre do të shpërblehen në fund. Kjo është arsyeja pse ne i mbështesim ata. BE-ja nuk duhet t'i zhgënjejë këto vende.

Ka shumë probleme shumë specifike, gjithashtu midis shteteve të ndryshme. Ata janë të njohur, por nuk janë të pathyeshëm. Në shumë diskutime, kam bërë përpjekje shumë specifike për të siguruar që të gjithë të bashkohen, në mënyrë që së shpejti të marrim një vendim që hap rrugën drejt Evropës për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Me Procesin e Berlinit, Gjermania është përpjekur ta avancojë këtë zhvillim për shumë vite. Do ta ringjallim. Të gjithë më kanë kërkuar që ta bëj këtë, dhe ne do ta përmbushim këtë kërkesë."-ka shkruar Scholz

Sondazh

Poll

Bota 12 Qershor 2022, 11:13 d.d

Gjaku i shumëkërkuar në Gjermani

Foto ilustruese Në Gjermani nevojiten çdo ditë rreth 14.000 preparate gjaku për të furnizuar pacientët që kanë ne...