Bota

Dita e Çlirimit të Kosovës, Osmani dhe Kurti homazhe te varri i Rugovës dhe Demaçit

Ata iu uruan qytetarëve 12 Qershorin, Ditën e Çlirimit

12 Qershor 2022, 10:31 Nga d.d
Dita e Çlirimit të Kosovës, Osmani dhe Kurti homazhe te varri i
Vjosa Osmani, Albin Kurti

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti me rastin e 'Ditës së Çlirimit' kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi. Ata iu uruan qytetarëve 12 Qershorin, Ditën e Çlirimit.

 “Arkitekti i Pavarësisë Ibrahim Rugova e bëri të qartë vullnetin e popullit të Kosovës para gjithë botës, duke ndërtuar ura miqësie të cilat edhe sot e kësaj dite i shërbejnë Kosovës për të ecur përpara," tha Osmani.

 “ Ne sot shënojmë çlirimin e vendit, paqen në Kosovë dhe kujtojmë ata që kontribuan, punuan, sakrifikuan dhe u flijuan që ne të jemi edhe të gjallë edhe të lirë edhe me mundësi për përparim. Nuk mund ta paramendojmë humanitetin, durimin, qetësinë në politikë pa presidentin Ibrahim Rugova, i cili para se të bëhej president ishte intelektual i angazhuar, nacionalist i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës," tha Kurti. Më pas të dy bënë homazhe edhe te veprimtari Adem Demaçi. 

Sot Kosova mbush 23 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga vendi i tyre, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.Më 12 qershor 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi.

vjosa osmani albin kurti

Sondazh

Poll