Bota

Lija e majmunit, konfirmohet rasti i dytë në Greqi në tre ditë. Vendi në alarm

Ky është rasti i dytë i importuar i sëmundjes në Greqi dhe pacienti është një burrë 47-vjeçar, ndërsa i pari ishte 59 vjeç.

12 Qershor 2022, 12:09 Nga k.m.
Lija e majmunit, konfirmohet rasti i dytë në Greqi në tre
Foto ilustruese

GREQI- Konfirmohet rasti i dytë i lisë së majmunit në Greqi, duke përforcuar shqetësimin e shumë njerëzve për shpërthimin e sëmundjes në vendin fqinjë me Shqipërinë. Ky është rasti i dytë i importuar i sëmundjes në Greqi dhe pacienti është një burrë 47-vjeçar, ndërsa i pari ishte 59 vjeç. Deri më tani mediat greke bëjnë me dije se të dy pacientët janë në gjendje të qëndrueshme dhe ndodhen të izoluar në spital.

Të dy bartësit e sëmundjes së fundmi kishin udhëtuar në Gadishullin Iberik, më konkretisht në Spanjë dhe në Portugali, ndërsa kontaktet e tyre po mbahen në monitorim për një përhapje të mundshme të sëmundjes. 

Lija e majmunit është një virus që e ka origjinën tek kafshët e egra, si brejtësit dhe primatët, dhe që ndonjëherë kalon edhe tek njerëzit. I përket të njëjtës familje virusësh të lisë. Infektimi i parë tek njeriu ndodhi në vitin 1970 tek një djalë në një zonë të largët të Kongos. Në vitin 2003, 47 persona në gjashtë shtete amerikane u infektuan nga qentë e egër që jetonin pranë disa gjitarëve të vegjël të importuar nga Gana. OBSH-ja vlerëson se tashmë ka mijëra raste të tilla në vit kryesisht në vende afrikane dhe se kjo sëmundje mund të rezultojë fatale për 1 në 10 persona. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje shpine, të dridhura dhe rraskapitje. Skuqja fillimisht lokalizohet në kokë dhe fytyrë dhe më pas përhapet në pjesë të tjera të trupit, kryesisht në pëllëmbët e dorës, shputat, organet gjenitale, duke shkaktuar dhimbje.

Sëmundja zgjat 2-4 javë dhe zakonisht vetëkufizohet. Shumica e rasteve paraqiten me simptoma të lehta të sëmundjes, por virusi mund të shkaktojë edhe vdekje. Në vendet afrikane shkalla e vdekshmërisë varion ndërmjet 1-10%. 

lija e majmunit greqi

Sondazh

Poll

Bota 12 Qershor 2022, 11:13 d.d

Gjaku i shumëkërkuar në Gjermani

Foto ilustruese Në Gjermani nevojiten çdo ditë rreth 14.000 preparate gjaku për të furnizuar pacientët që kanë ne...