Bota

Zyrtari ukrainas zbulon planin e Putin: I njëjtë me atë të Stalinit në 1932-shin

Rusia po përpiqet të përsërisë ‘Holodomorin’, një kriz ushqimore e krijuar në Ukrainë nga viti 1932 deri në 1933

12 Qershor 2022, 09:26 Nga d.d

 

Zyrtari ukrainas zbulon planin e Putin: I njëjtë me atë të
Josif Stalini, Vladimir Putin

 

UKRAINË-Shefi i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Yermak, ka deklaruar përmes një postimi në Telegram se forcat ruse po bombardojnë fushat e ukrainës me qëllim krijimin e një krize ushqimore globale.

“Rusët po bombardojnë fushat e Ukrainës me bomba zjarri. Ata që krijojnë krizën globale të ushqimit përpiqen të rindërtojnë Holodomor”, shkroi Yermak

Sipas mediave të huaja, Rusia po përpiqet të përsërisë ‘Holodomorin’, një kriz ushqimore e krijuar në Ukrainë nga viti 1932 deri në 1933 që vrau miliona njerëz nën regjimin sovjetik.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ka thënë se pasojat e luftës në Ukrainë kanë çuar në një krizë serioze të kostos së jetesës, të cilën asnjë vend apo komunitet nuk mund ta shmangë.

 

 

 

josif stalini vladimir putin andriy yermak lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll