Aktualitet

Vritet roja në Fier/ Viktima u plagos në 2018-ën, autori e qëllon me thikë (ZHVILLIMET)

Petraq Gjika është gjetur i vdekur brenda serës në fshatin Mbrostar Ura. Dyshohet se 67-vjeçari është vrarë me thikë.

11 Qershor 2022, 07:19 Nga A.B
Vritet roja në Fier/ Viktima u plagos në 2018-ën, autori e
Petraq Gjika

FIER- Petraq Gjika është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në fshatin Mbrostar Ura. Banorët e zonës konstatuan trupin e pajetë në orën 06:40, e më pas telefonuan policinë. Pas mbërritjes së forcave blu në vendin e ngjarjes, u bë identifikimi i 67-vjeçarit. 

Gjika, punonte si roje në serat e fshatit Mbrostar Ura në Fier, ndërsa në të shkuarën punonte si roje në një lokal. Ai u gjet i vrarë jashtë kabinës së rojës, ndërsa objekti është i pajisur me kamera sigurie, që do të ndihmojë hetuesit në zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Gjika është vëllai i kryeplakut të fshatit Grecalli, Vasil Gjika. 

HISTORIA E VITIT 2018: Petraq Gjika qëllohet me thikë brenda një lokali. Ngjarja ndodhi më 4 korrik 2018. Në atë kohë, Gjika pësoi lëndime në dorë dhe bark. Shkak i plagosjes u bë vendi i punës i Gjikës. Në atë kohë, 67-vjeçari kishte filluar punë si roje nate në një lokal, ku më parë punonte në të njëjtin pozicion autori i dyshuar i plagosjes, Xhevat Bregu. Ky i fundit mori hak duke e plagosur mirëpo u dënua me burg.

Autorët e motivi i vrasjes së Gjikës ende mbeten mister. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje. Dy janë pistat e hetimit: ajo e konfliktit të vitit 2018 si dhe nuk përjashtohet mundësia e një tentative grabitje.

vritet petraq gjika petraq gjika trup i pajete ne fier

Sondazh

Poll