Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Vlorë, disa përfundojnë në spital 

Policia ka bërë me dije identitetin e tyre vetëm me iniciale, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tyre.

10 Qershor 2022, 22:34 Nga k.m.
Sherr mes të rinjve në Vlorë, disa përfundojnë në
Foto ilustruese

VLORË- Një sherr masiv mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se në zënkë janë përfshirë 5 persona, ndërsa 3 prej tyre kanë përfunduar në spital. Policia ka bërë me dije identitetin e tyre vetëm me iniciale, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tyre. Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2022, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për motive të dobta, janë përfshirë në një konflikt shtetasit Xh. B., 20 vjeç, F. B., 21 vjeç, A. I., 23 vjeç, N. Xh., 27 vjeç dhe M. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi A. I., N. Xh., dhe M. Xh., ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

vlorë sherr ne vlore

Sondazh

Poll